Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një 11-vjeçar është aksidentuar nga një makinë.

 

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15, në afërsi të fushës së sportit në Laprakë, ku dyshohet se një shtetas, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një të mitur 11 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.