Policia ka vendosur në pranga një 46-vjeçar, i dënuar me burg për vjedhje pas më shumë se 1 viti. Gjykata ka dhënë dënimin me 1 vit e 2 muaj burgim për Taulant Rrapaj  më 22 nëntor të vitit 2021.

Ai akuzohet se ka vjedhur mallra të ndryshme në supermarketin ku punonte në Sarandë dhe i ka shitur për të përfituara vlera monetare.

 

Njoftimi i policisë:

 

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga shërbimet e Komisariatit Sarandë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit Taulant Rrapaj, 46 vjeç, banues në Sarandë.

 

46-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin e datës 22.11.2021, e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

 

Ky shtetas, në vitin 2021, ka vjedhur mallra të ndryshëm, në një supermarket, në qytetin e Sarandës, ku ishte i punësuar, të cilat më pas i shiste për të përfituar vlera monetare.