Një qytetar në Pogradec ka kërcënuar një person me një mjet mprehës (sëpatë).

 

 

Dyshohet se mes tyre ka pasur një konflikt për motive të dobëta dhe shtetasi P.D ka marrë sëpatën, e ka kërcënuar dhe më pas i ka goditur derën e banesës.

 

Sëpata u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.