Policia e Fierit ka arrestuar 2 shoferët e aksidentit me pasojë vdekjen e një pacienti që po transportohej me ambulancë në aksin Lushnjë-Fier.

 

Në pranga u vunë 2 drejtuesit e  automjeteve (kamion dhe autoambulancë) të përfshirë në këtë aksident, shtetasit L. Gj., 31 vjeç dhe F. R., 54 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesditës së të dielës në kryqëzimin e autostradës Lushnjë-Fier.

 

 

Një kamionçinë i preu rrugën ambulancës që po transportonte një pacient drejt kryeqytetit, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.