Një sherr mes adoleshentëve ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, ku për pasojë një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë.

 

Policia bën me dije se në lagjen “Kongresi i Përmetit”, në rrugë, gjatë një konflikti të çastit ndërmjet dy 16-vjeçarëve, shtetasi Xh. P. ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin K. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

Shërbimet e Policisë vijojnë intensivisht krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit Xh.P.

 

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.