Autoritet në Angli kanë sekuestruar një sasi të madhe droge në qytetin Lids, ndërsa vlera e saj arrin deri në 4 milion paund. Sipas mediave angleze dyshohet se pas kësaj sasie rekord droge që u sekuestrua fshihet një bandë shqiptare e trafikut.
Komandanti i qarkut, Steve Dodds, tha se policia rezervuar për momentin të japë detaje të mëtejshme. Po ashtu nuk dihet numri i personave të arrestuar gjatë këtij operacioni.
Sipas policisë, goditja e këtij grupi që dyshohet se përbëhet nga shqiptarët është një “shembull i shkëlqyer” për të goditur tregtinë e drogës në qytet.
Sipas Dodds, më shumë se 2,700 aksione kundër trafikut dhe shitjes së drogës janë kryer nga policia e qytetit Leeds gjatë vitit të kaluar, ndërsa në të paktën 58 raste operacionet kishin qenë të suksesshëm.