Prokuroria e Tiranës ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Tiranës që ka liruar nga qelia këngëtaren Enca Haxhia, e akuzuar për kultivim kanabisi.

 

Enca qëndroi vetëm dy ditë në paraburgim, ndërsa në seancën për caktimin e masës së sigurisë trupi gjykues vendosi masën detyrim paraqitje për këngëtaren.

 

Por organi i akuzës kërkon rikthimin e saj në qeli.

 

Këngëtarja Enca u arrestua më 12 Shtator pasi në ballkonin e banesës së saj u gjetën vazo me bimë narkotike kanabis.