Janë zbardhur shkaqet e vdekjes së një 47-vjeçari shqiptar në Itali. Fillimisht u dyshua se shqiptari kishte humbur jetën pas një aksidenti me makinë, ndërsa më pas u zbulua se çfarë kishte ndodhur.

 

Mediat italiane shkruajnë se Ilir Dervashi nuk ka vdekur në aksident, por është qëlluar disa herë me kaçavidë në bark, nga pasagjeri që ndodhej me të, shqiptari 34-vjeçari Miri Gurra.

 

Dyshohet se ata kanë pasur një debat teksa udhëtonin në të njëjtin automjet sëbashku.

 

Sipas ekspertëve mendohet se Gurra e ka qëlluar me një kaçavidë që ka gjetur në makinë Dervashin, në kohën që ky i fundit po drejtonte mjetin. Kjo ka bërë që të shkaktohej edhe aksidenti.

 

Gurra është arrestuar tashmë nën akuzën për vrasje, por ka heshtur para policisë duke mos dhënë asnjë deklaratë.