Një 33-vjeçare e cila ishte me pushime dhe një shitës ambulantë humbën jetën tragjikisht pasi u goditën nga rrufeja në një plazh në Meksikë.

 

 

Një kalimtar ka filmuar momentin kur rrufeja goditi 33-vjeçaren Elvia de Jesus dhe Felix Andres, i cili ishte një shitës ambulant. Dy viktimat ishin duke ecur në plazhin Maruata të premten e kaluar kur u goditën nga rrufeja. Sipas autoriteteve lokale, 33-vjeçarja po përpiqej të shkonte tek bashkëshorti i saj 34-vjeçar, Roberto, i cili ishte strehuar nën një çati nga stuhia.

 

Pavarësisht përpjekjeve të bashkëshortit të 33-vjeçares dhe njerëzve që ndodheshin në plazh, gruaja nuk mundi të shërohej. Shitësi ambulantë u dërgua i plagosur rëndë në një spital lokal, ku më vonë humbi jetën nga plagët e marra.​