Deputeti socialist Erion Braçe ka debatuar me tone të forta në komisionin e ligjeve, me kreun e shoqatës së basteve, Artan Shyti.

 

Braçe tha se është fakt që aktiviteti i kompanive të basteve kanë qenë në dorë të krimit para vitit 2018.

 

Socialisti iu drejtua Shytit duke i kërkuar të mos mbrojë krimin, ndërsa e ka cilësuar si shantazh deklaratat e këtij të fundit se po s’u kthyen kompanitë që ishin, ky aktivitet do mbetet informal.

 

“Ky aktivitet ka përfaqësuar krimin. Ti nuk duhet të përfaqësosh krimin këtu në komision. Gjithë çfarë thatë që po s’u kthyen kompanitë që ishin kjo do mbetet informale është perceptuar si shantazh. Që këtë aktivitet e kishte në dorë krimi kjo është e vërtetuar në polici e prokurori. E dini shumë mirë që me përjashtim të një kompanie, që rezistoi deri në fund, gjithë të tjerat u detyruan t’i shisnin përmes dhunës së krimit. Kush e organizon? Jemi në këtë pikë se policë të korruptuar ishin pjesë e këtij aktiviteti ilegal. Kush po luan tani? Dhe vërtetë mendoni se këta që po e bëjnë duhet të legalizohen”, iu drejtua Braçe, Shytit.