Është mbyllur protesta përpara Bashkisë së Tiranës edhe për ditën e sotme. Eksponentë politikë të PD-së bënë thirrje për dorëheqje të kryebashkiakut Erion Veliaj, duke e akuzuar atë se është i përfshirë në korrupsion.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi hodhi akuza dhe në drejtim të SPAK, duke e konsideruar një insitutucion partiak, që vepron me urdhër nga qeverisja. Blushi tha se “SPAK dënoi pa prova Berishën e Metën, duke tentuar të asgjësojë opozitën”.

Ndërkaq, eksperti i ekonomisë pranë PD-së Dorian Teliti iu bëri thirrje qytetarëve që t’i thuhet “stop” korrupsionit, vjedhjes, shpopullimit, varfërisë, nëpërkëmbjes së pensionistëve.Në fund të tubimit, protestuesit qëlluan godinën e Bashkisë së Tiranës me sapun. Prej disa kohësh, opozita proteston përpara Bashkisë së Tiranës, kundër korrupsionit në nivel lokal e qendror./BalkanWeb