Segmenti i një gazsjellësi që kalon në një autostradë të Rumanisë shpërtheu të enjten duke vrarë 4 persona dhe plagosur 5 të tjerë.

 

Shpërthimi ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit pranë qytetit lindor të Calimanesti, tha zyra e urgjencës në një deklaratë.

 

Sipas tyre ngjarja u shkaktua nga “plasaritja e një rrjeti transporti gazi dhe shfaqja e shkëndijave mekanike” gjatë punimeve të ndërtimit, tha zëdhënësi Florin Olaru.

 

Ndërsa sipas mediave lokale, punëtorët e goditën gazsjellësin me një mjet gërmues, duke shkaktuar kështu shpërthimin.

 

Autoritetet izoluan zonën deri në 500 metra nga vendi i shpërthimit, teksa zjarrfikësit punuan për të vënë nën kontroll flakët.

 

Katër personat u gjetën të vdekur në vendngjarje, ndërsa pesë të plagosurit u transferuan në një spital në qytetin më të afërt, Adjud.