Policia e Shtetit është ende në kërkim të autorit të plagosjes së efektvit të “Shqiponjave” 42-vjeçarit, Klerent Bozhanaj.

 

Uniformat blu bëjnë me dije se kërkimet janë zgjeruar dhe në tre qytete të tjera përveç Tiranës.

 

Deri tani janë kontrolluar dhjetëra banesa në qytetet e Elbasanit, Durrësit dhe Vlorës.

 

Ndërkohë që policia i bën apel të gjithë qytetarëve që mund të kenë informacion, të raportojnë në numrat e telefonit e vënë në dispozicion. Kushdo që jep informacion që mund të çojë kapjen e autorit do të marrë një shpërblim prej 20 mijë euro.

 

“DVP Tiranë falënderon qytetarët, për informacionet e dhëna deri tani, të cilat janë duke u verifikuar nga Policia. Policia kërkon vijimin e bashkëpunimit, duke ftuar qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm, që do të çojë në kapjen e tij”, thuhet në njoftim.