Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Mitrovicën e Veriut të Kosovës. Sipas autoriteteve kosovare shpërthimi ndodhi në “Lagjen e Boshnjakëve” dhe dyshohet të ketë qenë si pasojë e një granate dore.

 

Policia e Kosovës është duke hetuar mbi rastin, ndërsa fatmirësisht nuk janë shënuar viktima, por vetëm dëme materiale.