Premiera e filmit në “Në Kuadër të Dashurisë” tashmë e ka një datë! Më 9 tetor në Pallatin e Kongreseve. Dhe ju mund ta shihni bashkë me protagonistët në një event madhështor ku yjet e filmit do të parakalojnë në tapetin e kuq.

 

Së bashku me dy protagonistët kryesorë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, do të jetë dhe një kast shumë interesant, me aktorë profesionistë, por edhe me personazhe të tjerë të njohur dhe shumë të dashur për publikun. Këtu përmendim Ndriçim Xhepa, Sara Hoxha, Ylber Bardhi, Luan Jaha, Olta Daku, Roerd Toçe, Besmir Bitraku, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Aleksandër Grami, Eni Shehu, Dea Mishel Hoxha, Salsano Rrapi, Myzafer Zifla, Klodiana Keco, Koço Qendro shkruan TCH.

 

 

 

Një staf vërtet i madh dhe një grup profesionistësh kanë punuar fort për të sjellë më të mirën tek publiku. Dhe jemi krenarë që t’ju prezantojmë me projektin e parë filmik të Top Channel Films.

 

Shumë pak ditë na ndajnë nga nata e madhe dhe e shumëpritur e zbulimit të filmit. Në datën 9 tetor në Pallatin e Kongreseve, publiku do të ketë mundësinë të shohë për herë të parë filmin së bashku me protagonistët e tij në sallë duke blerë biletën. Premiera do të vazhdojë të shfaqet edhe në datat 10 dhe 11 tetor.