Kur funksionon më mirë mendja e njeriut? Jo të gjitha orët janë të njëjta. Sipas ekspertëve u zbulua se ka një orë gjatë ditës kur truri funksionon më mirë.

 

 

Çelësi i frymëzimit mund të qëndrojë në dhomat që kanë diçka të veçantë, sipas studiuesve gjermanë nga universitetet e Shtutgartit dhe Hochenheim.

 

 

Kur dritat fiken, truri ndizet…. Sipas studimit gjerman, ndriçimi i dobët (deri në errësirën totale) na çliron nga kufizimet dhe jep një ndjenjë lirie, së bashku me dëshirën për të eksploruar. Është koha e duhur për të gjeneruar ide të reja, si dhe për të eksploruar zgjidhjen më të mirë për çdo problem.

 

Ndodh edhe diçka tjetër: në errësirë zvogëlohen stimujt vizualë. Truri nuk është më i angazhuar në vëzhgimin dhe analizimin e imazheve të mjedisit, kështu që përqendrimi i tij rritet.