Një 46-vjeçar shqiptar ka qëlluar me sëpatë një efektiv të policisë greke pasi ky i fundit ishte vënë në ndjekje të tij.

 

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurë kur autoritetet kanë marrë një denoncim për një person që ndodhet në një shtëpi në rrugën Theoklitou në Neo Kosmos dhe ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

 

Me të mbërritur në vendngjarje policia, 46-vjeçari shqiptar ka hyrë në shtëpi dhe ka nisur të shikojë se çfarë po ndodhte i fshehur pas një perde. Më pas, sipas informacioneve, efektivët e DIAS kanë bërë sikur janë larguar nga vendi i ngjarjes, por dy prej tyre kanë dalë në ballkonin e shtëpisë, duke pritur që autori të dilte sërish.

 

Pasi shqiptari doli në ballkon, me një sëpatë në dorë, ka sulmuar policët. Si pasojë ka plagosur lehtë njërin prej tyre në dorë por më pas është arrestuar