36-vjeçari, Jason Allum ka sulmuar në disa raste kalimtarët që kanë refuzuar t’i japin para dhe tani është burgosur për shkeljen e një urdhri në qendrën e qytetit të Kembrixhit.

 

Një lypës i njohur si “i zemëruari i Britanisë” pasi sulmoi disa persona që refuzuan të dorëzonin para është burgosur.

 

Jason Allum, 36, iu dha një urdhër për sjellje kriminale (CBO) më 2 mars, duke e penguar atë të lypte në Qendrën e qytetit të Kembrixhit.

 

Por brenda pak orësh ai u pa përsëri duke kërkuar para dhe iu dha një dënim me kusht 28-ditor nga Gjykata e Magjistraturës në Peterborough më 13 mars për shkeljen, thuhet në The Mirror.

 

Midis 13 dhe 31 marsit, ai shkeli CBO-në edhe 20 herë të tjera duke u kërkuar njerëzve para, duke përfshirë vendosjen e duarve mbi njerëzit, afrimin e grave dhe fëmijëve dhe bërtitjen dhe sharjet.

 

Në fillim të këtij muaji në Gjykatën e Magjistraturës së Kembrixhit, Allum, u dënua me shtatë muaj burg, pasi u deklarua fajtor për 20 shkelje të CBO-së së përkohshme.