I penduari drejtësisë Artan Tafani ka zbardhur vrasjen e Dikens Halilit, më 4 tetor 2021 në qendër të Athinës.

 

Zbardhet vrasja e Dikens Halilit

39-vjeçari shqiptar Dikens Halili u qëllua nga një burrë i maskuar dhe me kapele, i cili iu afrua pronarit në këmbë që ishte jashtë kafenesë dhe po bisedonte me klientët. Autori pasi qëlloi mbi shqiptarin, u largua me një makinë. Viktima, Dikens Flamur Halili (Keli), nga Tepelena, dyshohet se ishte pronar i kafenesë dhe atentati ndodhi jashtë biznesit të tij. 39-vjeçari, madje në lokalin e tij ftonte edhe këngëtarë të njohur shqiptar, me të cilët thuhet se kishte edhe miqësi për shkak edhe të punës që bënte. Sipas mediave greke, shqiptari është një emër i njohur për autoritetet greke pasi ishte me precedent të mëparshëm penal dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh.