Autoritet Amerikane duket se janë drejt zbulimit të një nga çështjeve më të rënda të ndodhura ndonjëherë në SHBA, kur Tupac Shakur vetëm 25 vjeç, u vra në vitin 1996 në rrethana misterioze.

 

 

Policia ka akuzuar një ish-udhëheqës bandash për vrasjen e reperit Tupac Shakur, 27 vite më parë, i njohur si”Keffe D” Davis. Juria e Nevadës paditi 60-vjeçarin”Keffe D” Davis, me akuzën e vrasjes me armë, me paramendim.

 

Policia thotë se ai kishte planifikuar të shtënat vdekjeprurëse pasi nipi i tij u përfshi në një përleshje me Shakur në një kazino. Davis u arrestua pranë shtëpisë së tij në Las Vegas herët të premten dhe do të dalë në gjykatë brenda disa ditësh.

 

 

Greg Kading, një detektiv në pension i policisë së Los Anxhelosit, i cili kaloi vite të tëra duke hetuar vrasjen e Shakurit, i tha Associated Press se nuk ishte i befasuar nga arrestimi i zotit Davis.

 

“Të gjithë komplotistët ose pjesëmarrësit e tjerë të drejtpërdrejtë janë të gjithë të vdekur,” tha Kading, teksa tha se Davis ishte autori i vetëm i gjallë.

 

Prokurori Marc DiaGiacomo e përshkroi Davis-in si “komandantin” e rrugës që urdhëroi vdekjen e Tupac. Në një konferencë shtypi më vonë të premten, oficeri i policisë Jason tha se Orlando Anderson, nipi i ndjerë i të dyshuarit, dhe Shakur ishin përfshirë në një përleshje në një kazino pak para se reperi të qëllohej më 7 shtator 1996. Ai vdiq në spital disa ditë më vonë.

 

Johansson u tregoi gazetarëve pamjet e kamerave të sigurisë së hotelit të Andersonit duke u rrahur. Ai tha se kjo çoi në të shtënat hakmarrëse ndaj Shakurit ndërsa ai po priste në makinën e tij në një semafor të kuq.

 

Oficeri i policisë tha se familja e Tupac ka 27 vite që pret për drejtësi, ndërsa shtoi edhe faktin se autori i dyshuar e ka pranuar vetë nëpër intervista se ndodhej brenda makinës nga ku dolën të shtënat me armë.

 

Shakur, i njohur si 2Pac, publikoi albumin e tij në 1991. Një nga emrat më të njohur të hip-hop-it, vdekja e tij frymëzoi disa dokumentarë. Ai shiti më shumë se 75 milionë disqe në mbarë botën, duke shijuar suksesin e top-listave me hite, duke përfshirë California Love, All Eyez On Me dhe Changes. Ai gjithashtu korri sukses duke aktruar në filma si Juice, Poetic Justice, Above The Rim, Gridlock’d dhe Gang Related.

 

Në qershor të këtij viti, reperi mori një yll pas vdekjes në Hollywood walk of Fame.