Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, iu ka bërë thirrje grave dhe vajzave që të kujdesen për veten duke bërë mamografinë, në kuadër të muajit të sensibilizimit kundër kancerit të gjirit.
Po ashtu kreu i qeverisë, iu bën thirrje të gjitha familjeve për t’u përkujdesur ndaj nënave, grave, motrave e vajzave që të kryejnë kontrollet mjekësore për të parandaluar surpriza të padëshiruara shëndetësore.
“MIRËMËNGJES
dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë, si dhe një kujtesë për të gjitha familjet për t’u përkujdesur ndaj nënave, grave, motrave e vajzave që të kryejnë kontrollet mjekësore për të parandaluar surpriza të padëshiruara shëndetësore, ju uroj një javë të mbarë”-shkruan Rama.
Tetori konsiderohet si muaji rozë për ndërgjegjësimin në luftën kundër kancerit të gjirit.