Një 43-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, është arrestuar në Tiranë.

 

Në kuadër të megaoperacionit “Tempull”, 43-vjeçari E.S është lokalizuar dhe kapur në rrugën “Jordan Misja”, në Tiranë.

 

Ai është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, prodhim dhe shitje të kanabisit.

 

Shkon në 96 numri i shtetasve të ndaluar nga megaoperacioni “Tempulli”, ku janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.

 

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.