Serap Dönmez, e cila kaloi 8 ditë nën rrënoja në Antakya, u shpëtua . Në momentin e shpëtimit, djali i Dönmez filloi të qajë duke bërtitur "mami".

Ekipet që morën pjesë në punën e shpëtimit derdhën lot gëzimi.

Ndërsa numri i qytetarëve të vdekur nën rrënoja i kalon 30 mijë, ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish.