Një 48-vjeçar është gjetur pajetë në Bërxull të Tiranës.

 

 

'Më datë 13.02.2023, në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë, është gjetur një kufomë e seksit mashkull.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, në xhepin e rrobave të viktimës, është gjetur një dokument identifikimi me gjeneralitetet E. T., 48 vjeç.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.