Të shtëna me armë zjarri në Sanxhak të Kurbinit. Mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të banesës së Skënder Likës.

 

Sipas informacioneve, kanë qenë dy persona të maskuar me një makinë tip “Audi A 4” ngjyrë gri me portobagazh. Makina është e dëmtuar ne pjesën pasme pasi ka përplasur derën e banesës.

 

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Pak muaj më parë iu vendos edhe tritol.

 

Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me ngjarjet kriminale që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në zonën e Kurbinit. Kjo pasi Skënder Lika, është babai i autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Rolit. Ndërkohë nipi i tij, Ilir Lika ekzekutoi me armë zjarri në një hotel në Mamurras dy biznesmenët, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.