Dy drejtues automjetesh kanë postuar disa video në rrjetet sociale duke kryer manovra të rrezikshme duke u bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.
Policia njofton se nga vëzhgimet në rrjetin social TikTok është bërë identifikimi dhe ndalimi i drejtuesve të automjeteve, sëbashku me mjetet përkatëse.
Për kundërvajtjet e kryera ndaj tyre u vendos masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj, referuar ligjit të “Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë” .
Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.