Deputetja e PD-së, Albana Vokshibdeklaroi sot se qevrria ka 3 fishuar koston e studimin në Fakultetin e Mjekësisë.

 

“Në muajin korrik, në mënyrë dinake, fshehurazi, në shkelje të procedurave, rregullores se kuvendit, pa studime e analiza, me mashtrime Rama – Nikolla – Kushi – Manastirlliu, sollën në parlament një projektligj antikushtetues, që tentonte të mbante peng diplomat e e studentëve të mjekësisë për 5 vjet”, tha ajo.

 

“Duke luajtur gjoja kartën e patriotizmit, Edi Rama ngriti fabulën që Mjekësia është një profesion ndryshe nga të tjerët, pasi shtetit i kushtin shumë formimi i mjekëve të rinj, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve të vet”, theksoi Vokshi.

 

“Si e bëri këtë, duke përdorur Universitetin e mjekësisë për kosto shumë herë më të larta, se ato realet, duke u munduar që siç bën gjithnjë të vinte studentët përballë qytetarëve. Një ligj antikushtetues, diskriminues, jo efektiv, i padrejtë u miratua më nxitim, në mes të natës, duke refuzuar të dëgjonin zërin e studentëve’ u shpreh Vokshi.

 

Një ligj, me anë të të cilit Edi Rama synon të mbulojë dështimin e premtimit të bujshëm të shëndetësisë falas, dështimin e politikave në shëndetësi, dështimin e koncesioneve që kanë shkatërruar çdo shtyllë të shëndetësisë. Një ligj që dëmton universitetin publik e që orienton studentët drejt privatit”, tha Vokshi.

 

Ajo u shpreh se, “Qeveria ka mundësuar kështu që kërkesat për degën e Mjekësisë në Universitetin publik të shmangen drejt privatit apo të shkojnë në universitetet jashtë duke minuar kështu sektorin publik”.

 

“Partia Demokratike është dhe do të jetë në krah të studentëve dhe kërkesave të tyre të drejta dhe kushtetuese. Menjëherë do të kërkojmë dëgjesë në Komisionet parlamentare me ministren e arsimit dhe shëndetësisë. PD do ta ankimojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese, theksoi Vokshi.