Pas takimit me presidentin Begaj, presidenti francez Emmanuel Macron është takuar me kryeministrin Edi Rama.

 

Dy liderët e shteteve kanë nënshkruar edhe marrëveshje bashkëpunimi midis dy shteteve.

 

Marrëveshjet e u nënshkruan në kuadër të vizitës zyrtare të presidentit francez, Emmanuel Macron në Shqipëri.

 

Marrëveshjet ekonomike dhe bashkëpunimi që janë nënshkruar mes dy shteteve:

 

-Udhërrëfyes për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Francës.

 

-Memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunimin e ndërsjellë midis Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit.

 

-Marrëveshje bashkëpunimi nëpërmjet Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Qendrës Kombëtare për Kinemanë të Francës.

 

-Deklaratë qëllimi mes Ministrisë të Brendshme të Shqipërisë dhe Francës në lidhje me forcimin e bashkëpunimit policor në fushën balistike.