Ashtu siç u tha edhe dje, ish-kryeministri Sali Berisha takohet sot me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

 

 

Takimi vjen me ftesë të Bardhit, për t’u ulur në një tryezë për diskutime. Mësohet se takimi në fjalë është parashikuar që të mbahet në orën 12:00. Ndërkohë, pas ftesës së Bardhit, Berisha iu përgjigj pozitivisht ftesës së demokratit.

 

 

“Përgjigjja është po! Do të marrim pjesë. Ne shkojmë aty dhe do marrim pjesë. E konsiderojmë hap pozitiv dhe do marrim pjesë. Do t’i mësoni që të gjitha në kohën e duhur, por ne i përgjigjemi pozitivisht ftesës”, deklaroi dje Berisha.