Në kuadër të operacionit kombëtar “Tempulli”, Policia e Elbasanit ka goditur 4 raste të tjera të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytet.

 

Si rezultat i kontrolleve intensive janë vënë në pranga 3 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë 3 të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale. 2 nga të arrestuarit janë me precedentë të mëparshëm penal, për vjedhje dhe në fushën e narkotikëve.

 

Në lagjen “Visarjon Xhuvani”, u kap në flagrancë, me doza kanabisi shtetasi F. J. Ky shtetas kishte fshehur në një kuti, në rrugën “Janaq Kilica”, doza të tjera të kësaj lënde narkotike, me qëllim blerjen nga shtetasit G. D. dhe B. S..

 

Në lagjen “Vullnetari”, u arrestua në flagrancë shtetasi J. K., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

 

Në lagjen “28-Nëntori”, u arrestua në flagrancë shtetasi B. F., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje.