Ka dalë këtë të shtunë para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë, Jorgo Leku.

 

Togat e zeza i komunikuan masën e sigurisë “arrest në burg” për 44-vjeçarin, i dënuar përjetësisht në mungesë nga po e njëjta gjykatë për vrasjen e babë e bir në Elbasan në 2012-ën, Nezir e Gentjan Beqirit.

 

Ai u ekstradua dy ditë më parë nga Greqia.

 

44-vjeçari i njohur edhe me emrin Olsi Leka dhe me një tjetër identitet grek, u dënua në mungesë në Prill të këtij viti, bashkë me Ardjan Çapjan dhe Florenc Çapjan.

 

Fillimisht, dosja e vrasjes së babë e bir po hetohej nga Prokuroria e Elbasanit, por më pas kaloi në SPAK, pasi të akuzuarit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal.