Shkon në 126 numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti i fortë me magnitudë 6.2 që goditi gjatë natës provincën rurale Gansu në veriperëndim të Kinës ndërsa numri i të plagosurve mendohet të jetë mbi 500.
Ekipet e kërkim shpëtimit po përballen me mot të ftohtë, me temperatura deri në minus 15 gradë Celsius që po vështirëson punën e ekipeve të shpëtimit.
Kreu i ekipit të shpëtimit tha për BBC se numri i viktimave do të rritet por temperaturat nën zero janë shumë të ftohta për t’u duruar dhe vështirësojnë më shumë akoma punën.
Tërmeti ka ndërprerë gjithashtu furnizimin me ujë dhe energji elektrike, si dhe sinjalet celulare në disa zona, duke komplikuar përpjekjet e shpëtimit.