Mbrëmja e parë e Festivalit të Këngës në këtë edicion të 62, nisi në Pallatin e Kongreseve me prezantimin e koreografit dhe balerinit Kledi Kadiu dhe aktores Adriana Matoshi, që morën në një prononcim për mediet edhe vlerësimin e skenaristit Enkel Demi, si një nga dyshet më të mira që kanë drejtuar këtë garë.
I intervistuar nga moderatorja Ariola Shehu, balerini i njohur që këtë herë vjen enkas nga Italia jo për të kërcyer, siç ka ndodhur në të tjera edicione, por për të prezantuar, u shpreh se ndjehet i emocionuar.


"Është emocion i madh dhe më duhet të them se  këngët janë të gjitha shumë të bukura. Me Adrianën nuk njiheshim më herët, por gjërat kanë ardhur natyrshëm. Kemi bërë shumë prova dhe në një ecuri të mirë thjeshtësia ndihmon", u shpreh balerini, ndërsa tha se nuk ka planifikuar performancë kërcimi, por surprizat nuk përjashtohen.


Artistja nga Kosova Adriana Matoshi, në krah të Kadiut në moderim solli prej minutave të para në skenën e Festivalit elegancë në veshjen e saj në 'purple' dhe prezantim.

Këngëtarët garues të natës së parë janë:

1.Stivi Ushe “Askush si ty”

2.Besa Kokëdhima “Zemrën n’dorë”

3. Mal Retkoceri “Çmendur”

4.Eldis Arnjeti “Një kujtim”

5. Shpat Deda “S’smund t’fitoj pa ty”

6.Jehona Ponari “Evol”

7. Peter Pan Quartet “Edhe një herë”

8.Festina Mezini “Melos”

9. Kastro Zizo “2073”

10.Luan Durmishi “Përsëritja”

11. Melodajn Mancaku “Nuk jemi ne”

12. Olsi Ballta “Unë”

13. Andi Tanko “Herë pas here”

14. Sergio Hajdini “Uragan”

15.Santino De Bartolo “Dua të rri me ty”

16. Olimpia Smajlaj “Asaj”