Këshilli i Ministrave miratoi sot një fond shtesë për shpronësimin e pronarëve që preken nga ndërtimi i segmentit Sheshi Shqiponja- Bulevardi i Ri, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës.

Nevoja për fond shtesë erdhi për shkak të rishikimit të projektit.

Sipas vendimit, pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall”, “tokë arë”, “ndërtesë”, “apartament”, “njësi” dhe “bodrum”, me një vlerë të përgjithshme prej 4.1 miliardë lekësh

Kjo shumë ishte përllogaritur 3.8 miliardë lekë.

Po ashtu, qeveria miratoi fondin për shpronësimin e pronarëve që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Bajpasi Plepa-Kavajë-Rrogozhinë.