Punimet për rindërtimin e shkollës së mesme “Isa Boletini” në Vorë janë drejt përfundimit.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale foto nga kjo shkollë e rindërtuar sipas standardeve evropiane.
Rama theksoi se, shumë shpejt shkolla e mesme “Isa Boletini” në Vorë, do të hapë dyert për 420 nxënësit dhe mësuesit e saj.
Shkolla do të ofrojë kushte dinjitoze mësimdhënie, me hapësira të bollshme./ata