Presidenti i Republikës, Bajram Begaj vlerësoi sot me titullin “Mjeshtër i Madh” dy pedagogët e Magjistraturës, prof. dr. Arta Mandro dhe dr. Dashamir Kore.

Nderimi i dy pedagogëve të Magjistraturës erdhi si propozim i ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, me kërkesë të Shkollës së Magjistraturës.

Ministri Manja uroi dy profesorët për këtë vlerësim.

“Urimet e mia më të përzemërta dy profesorëve të Magjistraturës, prof. dr. Arta Mandro dhe dr. Dashamir Kore, të cilët sot u vlerësuan me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj! I privilegjuar që si Ministër Drejtësie, me kërkesë të Shkollës së Magjistraturës, i propozova Presidentit nderimin e tyre me këtë titull plotësisht të merituar”, shkroi Manja në një postim në rrjetet sociale./ata