Një atraksion i ri turistik po i shtohet Beratit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga puna që po kryhet me projektin e Parkut të Liqenit të Mbreshtanit, i cili do të shndërrohet në një pikë takimi me natyrën.
Rama theksoi se ky projekt përfshin shtimin e gjelbërimit dhe pedonalen e re rreth e përqark, për t’i bërë shëtitjet e qytetarëve edhe më të këndshme.
Berati vijon të mbetet ndër qytetet më të preferuara të turistëve.
Në të gjithë qarkun e Beratit numërohen rreth 486 monumente kulture dhe kjo ka një impakt të jashtëzakonshëm, sidomos në rritjen e fluksit të turizmit kulturor sidomos vitet e fundit.
Por turizmi i natyrës është po ashtu atraksion më vete për vizitorët.
Me Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit i cili ka një sipërfaqe rreth 4000 ha dhe ndodhet në lindje të qytetit, Berati ka tërhequr gjithmonë edhe turistët e natyrës.
“Shtigjet e biçikletave” është një tjetër nismë që nxisin eksplorimin e natyrës në këtë qark./ata