Është rritur në 20.258 numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës të cilin Izraeli e mban nën sulme intensive që nga 7 tetori e deri më tani.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza bëri një deklaratë lidhur me çështjen.

Në deklaratë thuhet se 201 palestinezë janë vrarë dhe 368 të tjerë janë plagosur në 24 orët e fundit nga sulmet e Izraelit dhe se numri i të vrarëve në sulmet që kanë vazhduar që nga 7 tetori e deri më tani është rritur në 20.258 ndërsa numri i të plagosurve në 53.688.​/aa