Sipas Fbref Stats, një faqe interneti për statistika, histori dhe rezultate të futbollit, mjeshtri argjentinas i futbollit Lionel Messi ishte futbollisti më i kërkuar në botë gjatë vitit 2023 në internet.

Mjeshtri argjentinas ka qenë gjithmonë një nga sportistët më të pëlqyer në botë dhe popullariteti i tij u rrit shumë pasi i çoi “Gauchos” drejt titullit botëror në Katar.

Messi dominoi listën e kërkimit online në përgjithësi, por edhe në një numër vendesh, duke përfshirë Kinën, Indinë, Afrikën e Jugut, Gjermaninë, Gana, Italinë, Belgjikën, Suedinë, Holandën, Egjiptin, Kanadanë, Turqinë dhe, natyrisht, Argjentinën.

Emri i rivalit të tij prej kohësh, Cristiano Ronaldo u shfaq vetëm pranë vendit të tij, Portugalisë.

Neymar kryesoi listën në Brazil, Kylian Mbappe në Francë, Vinicius Junior në Spanjë dhe Robert Lewandowski në Poloni.

Interesant është fakti se emri i Moises Caicedo, i cili u transferua nga Brighton & Hove Albion te Chelsea verën e kaluar për 120 milionë euro, ishte më i surfuari në “Otok”. /tesheshi.com/