Lëvizja Hezbollah njoftoi se ka kryer sulm ndaj katër pikave ushtarake në kufirin izraelit nga jugu i Libanit.

Në një deklaratë, Hezbollahu tha se pikat ushtarake të Izraelit në kufi, Shumira, Ramya, Zibdin dhe Dovev, janë shënjestruar me “armë të përshtatshme”.

Në përleshjet mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut që nga 8 tetori, kanë vdekur 26 civilë libanezë, duke përfshirë 3 gazetarë dhe 3 fëmijë, 126 anëtarë të Hezbollahut, 5 civilë izraelitë dhe 9 ushtarë izraelitë./aa