Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Vladimir Padrino Lopez, ka akuzuar Britaninë për provokim pasi Londra ka njoftuar se do të dërgojë një anije luftarake në Guajanë.
“Anije luftarake në ujëra që do të delimitohen? Dhe pastaj? Po përkushtimi për fqinjësi të mirë dhe bashkëjetesë paqësore? Dhe marrëveshja për të mos kërcënuar dhe përdorur forcën reciproke në asnjë rrethanë?”, tha Lopez në “X”, duke iu referuar një lajmi në BBC.
Ai tha se Venezuela do të mbetet vigjilente kundër “provokimeve që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin e Karaibeve dhe Amerikës sonë”.
Sipas BBC-së, Mbretëria e Bashkuar po përgatitet të dërgojë një anije luftarake në Guajanë në shenjë mbështetjeje ushtarake dhe diplomatike. Anija pretendohet të jetë e përfshirë në aktivitete në rajonin e diskutueshëm Essequibo midis Venezuelës dhe Guajanës.
Mosmarrëveshja territoriale Venezuelë-Guajanë mbi rajonin Essequibo filloi përpara pavarësisë së Guajanës, me pretendime kontradiktore mbi Essequibon.
Arbitrazhi i vitit 1899 vendosi lumin Essequibo si kufirin perëndimor të Guajanës. Por Guajana, pas pavarësisë në 1966, kundërshtoi vendimin dhe pohoi pronësinë e Essequibos.
Rajoni, i njohur si Guajana Esequiba, i cili është i pasur me burime natyrore, është tani një zonë e kontestuar./aa