Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) bëri thirrjen për mbrojtjen e "punës humanitare dhe të punonjësve atje" në Gaza gjatë luftës që Izraeli vazhdon kundrejt Rripit të Gazës.

Në një deklaratë me shkrim nga ICRC theksohet se gjatë konfliktit duhet të mbrohen punonjësit e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës, si dhe ndërtesat dhe automjetet që përdoren në punimet e ndihmës humanitare.

Ndër të tjera, thuhet se punonjësit e ndihmës humanitare ndodhen atje për të siguruar ndihmë jetë-shpëtuese dhe se ata duhet të kryejnë punët e tyre në mënyrë të sigurt.

Ushtria izraelite vazhdon të shënjestrojë institucionet dhe qendrat që punojnë në fushën humanitare, duke përfshirë spitalet, komplekset dhe qendrat mjekësore në rajonet veriore dhe jugore të Rripit të Gazës.

Kohët e fundit, zonat përreth spitalit Al-Amal të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze dhe kompleksit Mjekësor Nasser në qytetin Khan Younis ishin objektiv i sulmeve të ashpra të Izraelit, sulme këto të cilat shkaktuan vdekjen dhe plagosjen e shumë njerëzve./aa