Vlera e investimeve të huaja në degën e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit për 9-mujorin e këtij viti arriti në 166 milionë euro.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, ky tregues rezulton me rritje 80% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas BSH-së, rritja e vlerës së investimeve të huaja në këtë sektor duket se është e lidhur kryesisht me rritjen e kërkesave për kapital ndaj bankave tregtare. Kuadri i ri i rregullator, që ka nisur të zbatohet prej vitit 2019, ka detyruar bankat të rrisin gradualisht kapitalin aksioner, kryesisht duke kapitalizuar fitimet e akumuluara të aktivitetit, përveçse duke rritur edhe përdorimin e instrumenteve të borxhit që njihen si kapital rregullator.

“Procesi i rritjes së kërkesave ligjore për kapital ndaj bankave po luan kështu një rol të ndjeshëm në edhe në rritjen e investimeve të huaja direkte”, thekson BSH-ja./ata