Një raport i gazetës izraelite Haaretz thotë se blloku i kolonëve të krahut të djathtë, “i cili ka marrë peng popullin hebre”, është i vendosur të ndalojë kritikat ndaj qeverisë, ndaj ushtarëve të ushtrisë “të shenjtë” dhe udhëheqësve të tyre, si dhe për të heshtur zërat që kërkojnë përfundimin e luftimeve në Gaza.

Në raportin e përgatitur nga Uri Misgav, shtohet se ky bllok i konsideron ushtarët dhe pengjet e vdekur “një sakrificë fisnike dhe të denjë në rrugën e shpëtimit dhe se ata janë fara fisnike nga do të themelohet shteti hebre”.

 Ky bllok e konsideron kryeministrin Benjamin Netanyahu si “gomarin e Mesias”, një “budalla të dobishëm” dhe vazhdimisht e paralajmëron atë se dita që lufta (në Gaza) përfundon është dita kur qeveria e tij do të bjerë. Ai nuk e kundërshton atë (vazhdimin e luftës) për arsye ideologjike dhe ideologjia e tij e vetme është qëndrimi në pushtet.

Netanyahu ka shmangur operacionet ushtarake në të kaluarën për shkak të respektit të zakoneve që thonë se izraelitët janë të ndjeshëm ndaj vrasjes së ushtarëve, por gjërat kanë ndryshuar dhe sondazhet tregojnë se sot parimi qëndron: sa më shumë gjak, zjarr dhe re tymi të jetë e mundur, ndërsa numri ditor i kufomave konsiderohen si fat hyjnor edhe nga partitë që më parë nuk e mbështesnin këtë qeveri makthi, thekson gazeta.

Një pozicion shumë i lëkundur

Në të vërtetë, pengjet u flijuan, siç ishte heroi i “kampit mesianik”, gjeneral brigade Barak Hiram, që rrëfeu se më 7 tetor urdhëroi një tank të qëllonte mbi një shtëpi në lagjen Beeri, brenda së cilës “terroristët” mbanin 14 pengje, me ç’rast u vranë të gjithë brenda, përveç të dyve. Në gazetë thuhet gjithashtu se komandanti i divizionit që ka dhënë një urdhër të tillë do të duhej të ishte në burg.

Incidenti u zbulua nga New York Times si pjesë e një hetimi gjithëpërfshirës për sulmin që ndodhi në Beeri, por mediat izraelite, me përjashtim të Haaretz – siç thonë ata – nuk e lejojnë veten të kritikojnë ushtrinë, as të analizojnë luftën gjatë së cilës ushtria po mbytet në kënetën e Gazës, pa zgjidhje diplomatike dhe nën udhëheqjen e udhëheqësve të padenjë.

Izraeli është bërë më mizor dhe budalla, dhe pozicioni i tij ndërkombëtar është shumë i lëkundur, thotë autori. Nga ana tjetër, gazetari Zvi Yehezkeli në lajmet Channel 13 vazhdon të përsërisë se 100,000 gazanë duhej të ishin vrarë në goditjen e parë të luftës, duke pretenduar se çdo banor i Rripit të Gazës është i lidhur me Hamasin. Edhe pse haptazi bën thirrje për gjenocid, ai konsiderohet si gazetari më i njohur në mediat izraelite.

Uri Misgav arrin në përfundimin se një shoqëri që mbështet vrasjet pa dallim humbet epërsinë morale dhe të drejtën për të ekzistuar, duke theksuar se ky është sulmi i dytë i fortë i Hamasit ndaj Izraelit dhe më mizor se i pari. /tesheshi.com/