Kreditimi i ekonomisë u rrit përsëri gjatë muajit nëntor.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia e re kishte vlerën e 27.1 miliardë lekëve, në rritje me 34% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Për 11 muajt e vitit 2023, kredia e re e disbursuar nga sektori bankar ka arritur vlerën e 273.7 miliardë lekëve, në rritje me 10.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
BSH-ja bën të ditur se, kredia e re ka prekur tashmë ritme dyshifrore të rritjes, pavarësisht efektit negativ të kursit të këmbimit, që ka ulur vlerën e kredisë së dhënë në valutë të huaj.
Sipas BSH-së, kredia e re shfaqi ritme të larta të rritjes, në monedhën vendase, teksa Shqipëria ka një normë bazë në nivelin 3.25%, ndër më të ulëtat në Europë. Kredia e re këtë vit është në rritje si në segmentin e bizneseve, ashtu edhe në atë të individëve./ata