Revista norvegjeze “NTB Kommunikasjon” ka publikuar një artikull. e përshkruan Shqipërinë si një destinacion emocionues, me rritje të interesit dhe rezervimeve për vitin e ardhshëm.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale artikullin e publikura në “NTB Kommunikasjon”.

“Në fund të një viti fantastik për turizmin, promovimi i radhës vjen nga revista norvegjeze “NTB Kommunikasjon” që e përshkruan Shqipërinë si një destinacion emocionues, me rritje të interesit dhe rezervimeve për vitin e ardhshëm”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama tha se “rreth 80% më shumë flukse turistësh norvegjezë kemi mirëpritur këtë vit dhe mot e sigurt më mirë”.

“Shqipëria është një destinacion i ri emocionues, e renditur në vendin e katërt. Kjo ndoshta për shkak se Shqipëria është një vend ku monedha vendase është e favorshme në krahasim me koronën norvegjeze. Gjatë verës së këtij viti, pati një rritje të interesit për të vizituar Shqipërinë, dhe tani ajo është në vendin e katërt për nga popullariteti, si destinacioni i pushimeve verore 2024. Kështu që është kënaqësi ta shohësh”, thuhet në artikullin e “NTB Kommunikasjon”./ata