Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-nëntor 2023 kapën vlerën 20.5 miliardë lekë, ose 8.38% më shumë se në periudhën janar-nëntor 2022.
Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, gjatë periudhës janar-nëntor 2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1 322 512 me një rritje prej 10.84%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e jo-jetës, të cilat sollën 91.94% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e jetës kanë 8.00% dhe risigurimi 0.059 %.
Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.04% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.96% të totalit të tregut.
Gjatë 11-mujorit, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 6.3 miliardë lekë, ose 3.22% më shumë se në muajin janar-nëntor 2022.
Dëmet e paguara bruto në sigurimin e motorik për muajin janar-nëntor 2023 kapën vlerën 4.3 miliardë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 9.93% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./ata