Japonia ka lëshuar një paralajmërim për cunami pas një serie tërmetesh të fuqishme që goditën rajonet perëndimore të vendit.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë raportoi tërmete që goditën Ishikawa-n dhe prefekturat përreth të hënën, një prej të cilëve kishte një magnitudë paraprake prej 7.6 ballë.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka lëshuar një paralajmërim për cunami përgjatë zonave bregdetare të prefekturave Ishikawa, Niigata dhe Toyama.
“Të gjithë banorët duhet të evakuohen menjëherë në tokë më të lartë,” tha transmetuesi publik NHK pasi tërmeti goditi rajonin Noto të prefekturës Ishikawa rreth orës 16:10 me orën lokale (08:10 CET).
Valë më shumë se një metër të larta goditën bregun e qytetit Wajima në Ishikawa, raportoi NHK.
Pritet një cunami
Një cunami deri në pesë metra në lartësi besohet se do të arrijë në Noto, sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze.
Në zonën përreth kryeqytetit Tokio, ndërtesat janë lëkundur, por deri më tani nuk ka raportime për dëme apo viktima.
Kompania energjetike Hokuriku tha se po shqyrtonte parregullsitë e mundshme në termocentralet e saj bërthamore, raportoi NHK.
Agjencia Meteorologjike e Koresë së Jugut tha se niveli i detit në disa pjesë të provincës Gangwon në bregun lindor mund të rritet.
Japonia është një nga vendet më të kërcënuara në botë nga tërmetet. /tesheshi.com/