Rikthimi i Shën Sofisë në xhami wshtw përmendur nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, me rastin e ndarjes së çmimeve të artit në Stamboll.

Çmimet në fjalë janë vendosur në kujtim të poetit tw famshwm turk Necip Fazil Kisakiurek, i cili ishte një aktivist i vendosur për rihapjen e Hagia Sophia si xhami dhe pwr kwtw arsye u përplas politikisht me establishmentin kemalist.

“37 vjet pas vdekjes së tij (poetit), patëm nderin të hapnim Hagia Sophia, që ishte ëndrra e tij më e madhe. Lavdia i qoftë Allahut. Pas 80 vitesh mall, kemi thyer zinxhirët së bashku dhe e kemi rikthyer Hagia Sofinë në formën e saj origjinale,” tha presidenti turk nga podiumi i manifestimit.

“E falënderoj edhe një herë Zotin që na dha këtë nder, këtë dinjitet për të festuar fundin e robërisë së Hagia Sofias”, tha ai dhe shtoi: “Të kujtohesh si presidenti që rihapi Hagia Sophia-n është nderi më i madh”.

Presidenti Erdoğan tha gjithashtu se ata që do të mbrojnë Hagia Sophia-n janë të rinjtë, të cilët do t’i përgjigjen thirrjes individualisht. “Përderisa kjo të ndodhë, në dashtë Zoti, tingulli i Kuranit nga kupolat e Hagia Sophia-n dhe ezani nga minaret e saj nuk do të pushojnë kurrë. Xhamia e Madhe e Hagia Sophia do të vazhdojë të tërheqë përgjithmonë në zemrat e besimtarëve si një simbol i shekullit turk”, shtoi ai. /tesheshi.com/