Bujqësia financohet në vitin 2024 me një buxhet prej 14.18 miliardë lekësh.

Buxheti i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të japë një ndikim pozitiv në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme për bujqësinë shqiptare.

Disa nga programet që do të zbatohen këtë vit janë në disa drejtime.

Kështu këtë vit nisin zbatimin programet për rritjen e pagave, zgjerimin e hartës së eksporteve për bujqësinë, blegtorinë e peshkimin.

Programe të tjera janë përmirësimi i infrastrukturës së ujitje-kullimit, fuqizimi i sigurisë ushqimore, rritja e financimit nga Skema Kombëtare e Mbështetjes, menaxhimi i qëndrueshëm i tokave bujqësore përmes digjitalizimit, si dhe këshillimi dhe rritja e asistencë për fermerët./ata